Ankth te Barcelona për rinovimin e Messi-t: “Nuk di nëse shpejt do ketë lajme… varet nga ai!” - Bota Sot
Ankth te Barcelona për rinovimin e Messi-t: “Nuk di nëse shpejt do ketë lajme… varet nga ai!”

Futboll

Ankth te Barcelona për rinovimin e Messi-t: “Nuk di nëse shpejt do ketë lajme… varet nga ai!”

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 06:48
Messi

I emëruar në rolin e sekretarit teknik të Barcelonës që në qershorin e vitit 2018, pas 17 muajsh, për Eric Abidal është koha për të bërë përmbledhjen e situatës. Pikërisht për “Mundo Deprotivo”, Abidal ka folur veçanërisht për çështjen e rinovimit të kontratave të yjeve si Leo Messi dhe Ansu Fati, me të dy që synohen të blindohen në mënyrë absolute në kampin blaugrana.

“Si klub, synojmë që situata me Messin të sqarohet sa më parë të jetë e mundur, por nuk di nëse do të kemi lajme shumë shpejt. Varet gjithçka nga vetë futbollisti dhe përfaqësuesit e tij. Natyrisht po vijojmë të komunikojmë për të kuptuar se si do të përfundojë”, deklaroi drejtuesi katalanas në lidhje me situatën e rinovimit të kontratës së Messi-t.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka sqaruar fazën e diskutimeve edhe në lidhje me yllin më të ri të skuadrës, Ansu Fati: “Po komunikojmë me menaxherët e tij. Është një futbollist i ri që duhet të mbrojmë. Nevojitet të dialogojmë me familjen. Duke nisur nga aty, duhet të vijojë të stërvitet dhe të përmirësohet, për të fituar edhe më shumë minuta e hapësirë në fushë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat