Real-United, duel 100 milionësh për 19-vjeçarin

Futboll

Real-United, duel 100 milionësh për 19-vjeçarin

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 07:05
Ole Gunnar Solskjaer

Paraqitjet e shkëlqyera të Erling Haaland në Champions League kanë stimuluar interesin e klubeve kryesore europiane, mes të cilëve është natyrisht edhe Real Madrid.

Salzburgu kërkon 100 milionë euro për 19-vjeçarin. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Manchester United është klubi që, më shumë se çdo tjetër, është vënë në lëvizje për ta bindur Haaland që të largohet nga ekipi austriak.

Babai dhe menaxheri i lojtarit duket se do të marrë kohë, sepse do garanci që djali i tij të ketë hapësira të mjaftueshme te skuadra e re. Për sa i takon Real-it, sulmi është i mbuluar nga Karim Benzema, i cili është 31 vjeç, dhe nga Jovic, i blerë verën e kaluar për 60 milionë euro.

Haaland ka një kontratë deri në 2023-shin me Salzburg dhe nuk ka asnjë klauzolë për prishjen e parakohshme të marrëveshjes. Objektivi i klubit austriak është të fitojë Europa League dhe ta mbajë sulmuesin norvegjez të paktën deri në janar.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Haaland të kalojë në janar nga Salzburg-u te Leipzig-u, skuadra tjetër që zotërohet nga Red Bull. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat