Anglezët tallen me Serbinë në Prishtinë, ja kënga e tyre!

Futboll

Anglezët tallen me Serbinë në Prishtinë, ja kënga e tyre!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 08:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka nisur festa në Prishtinë. Tifozë të Anglisë dhe Kosovës janë duke festuar së bashku në Prishtinë, një ditë para ndeshjes së madhe në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pritja e ngrohtë që kosovarët u kanë bërë anglezëve, i ka pushtuar ata tërësisht dhe janë duke kënduar nëpër lokale të Prishtinës.

Gjatë festës me tifozë nga Kosova, fansat anglezë dëgjohen edhe duke kënduar “F*ck Serbia” si dhe “Serbinë e rrahin kudo që shkon”.

Tifozët anglezë gjatë gjithë ditës kanë qenë të befasuar me mikpritjen që u kanë bërë kosovarët, duke shprehur përvojën e tyre 24 orësh në rrjetet sociale, e nëpër televizione të ndryshme.

Ata kanë premtuar se tani e tutje, do ta vizitojnë më shpesh Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat