Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, në një prononcim për KosovaPress, ka dhënë mendimin e tij për 19 sportistët e zgjedhur për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Në qershor të vitit 2017, KOK iu ka dhënë bursë 19 sportistëve të zgjedhur, të cilët do të mundohen të tregojnë nivelin e tyre në Lojërat Olimpike Tokyo 2020
Për këtë gjë presidenti i KOK, Besim Hasani tha se të gjithë sportistët që kanë arritur normën vijnë nga xhudoja por presin edhe disa të tjerë nga karateja dhe boksi.
Hasani: Të gjithë pjesëmarrësit vijnë nga xhudoja, presim nga karate dhe boks
“19 sportistë janë sportistë të Komitetit Olimpik të Kosovës, sportistët më të mirë në një periudhë të caktuar kohore në mënyrë që ata në vijim t’i tregojnë rezultate të cilat i qojnë drejt fitimit të normës olimpike, respektivisht përmirësimit të përformancës se tyre në vijim. Deri më tash i kemi 19 sportistë, pesë norma olimpike, të gjitha vijnë nga xhudoja dhe presim që të kemi diçka edhe nga karatë dhe boksi, por mund të na befasojë edhe ndonjë sport tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë Hasani tha se të gjithë sportistët që luajnë, kanë gjasa për t’u rikthyer në ‘shtëpi’ me medalje.
Hasani: Nga të gjitha ata që kanë arritur normën olimpike kanë gjasa për të fituar medalje
“Ata që realisht e arrin normën olimpike nënkupton që janë në mesin e 14-18 me të mirëve në botë që me një fitore hynë në mesin e tetëve, ndërsa fitorja tjetër i afron te medalja dhe nga të gjithë kemi pritshmëri që nëse janë në normë olimpike gjasat i kanë reale për të fituar medalje, por konkurrenca është e jashtëzakonshme në tërë botën”, vazhdoi ai.
Në fund presidenti i KOK-ut, foli edhe për disiplinat e reja që kanë mundësi për të fituar pjesëmarrjen në lojërat olimpike.
Hasani: Në lojëra udhëtojnë vetëm ata që arrijnë normën olimpike
Video
“Realisht në lojërat olimpike udhëtojnë vetëm ata që arrijnë normën olimpike dhe janë disa të cilët janë afër normave olimpike, kështu që nuk e dimë nga këto sporte dhe disiplinat e reja, sidoqoftë ne inkurajomë që ata të punojnë sa më shumë që është e mundur, në mënyrë që ose të arrijnë normën olimpike ose të ftohen për pjesëmarrje”, përfundoi ai.
19 sportistët e zgjedhur janë:
Majlinda Kelmendi (xhudo) -1000 dollarë në muaj
Nora Gjakova(xhudo) -700 dollarë në muaj
Herolind Nishevci (karate) -600 dollarë
Distria Krasniqi(xhudo) -500 dollarë
Donjeta Sadiku(boks) -500 dollarë
Orges Arifi(karate) -350 dollarë
Alvin Karaqi (karate) -350 dollarë
Akil Gjakova(xhudo) -350 dollarë
Loriana Kuka(xhudo) -250 dollarë
Musa Hajdari (atletikë) -250 dollarë
Astrit Kryeziu (atletikë) -250 dollarë
Vijona Kryeziu (atletikë) -250 dollarë
Urata Rama(shenjëtari) - 250 dollarë
Dasar Xhambazi(not) -250 dollarë
Flaka Pruthi->Fjorda Shabani (not)-250 dollarë
Atdhe Luzhnica(shigjetari) -250 dollarë
Edon Shala(mundje)-250 dollarë
Fortesa Orana(karate)-250 dollarë
Drilon Ibrahimi(shenjëtari) -250 dollarë.