Rakitic zgjedh Serie A, ja ekipi i ri i kroatit!

Futboll

Rakitic zgjedh Serie A, ja ekipi i ri i kroatit!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic është prej kohësh në qendër të vëmendjes, me kroatin që pritet që të largohet nga Barcelona në muajin janar.

Hapësirat e pakta këtë sezon e kanë bërë mesfushorin që të kërkojë  me patjetër largimin dhe në garë për të ishin disa ekipe, si Manchester United, Inter apo Juventus.

Ditën e sotme, prestigjiozja spanjolle “Sport”, zbulon edhe vendimin përfundimtar të kroatit, i cili duket se ka zgjedhur Juventusin. Rakitic pritet të bashkohet me bardhezinjtë në muajin janar, me drejtuesit nga Torino që i mbetet vetëm të bien dakord tashmë më drejtuesit e Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat