Mesazhi i tifozit shqiptar: Nuk ka vend për racizëm, shtëpia jonë është shtëpia e miqve tanë

Futboll

Mesazhi i tifozit shqiptar: Nuk ka vend për racizëm, shtëpia jonë është shtëpia e miqve tanë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Tifozi shqiptar ka një mesazh të rëndësishëm për FIFA, UEFA dhe gjithë botën.

Në kohën kur racizmi është kthyer në një kancer për futbollit, kosovarët po tregojnë se janë në një tjetër nivel të kulturës.

Këtë ata po e bëjnë pikërisht kur Anglia, kombëtarja që u sulmua më së shumti, luan në Prishtinë.

Lojtarët me ngjyrë si Raheem Sterling, Chamberlain e të tjerë, janë pritur me shumë ngrohtësi në Kosovë.

Por, një mesazh special ka dhënë edhe një tifoz shqiptar.

“Në Kosovë nuk ka vend për racizëm. Shtëpia jonë është shtëpia e miqve tanë. Mirësevjen e dashura Angli” shkruhet në pankartën e tifozit.

Më poshtë mund ta shihni fotografinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat