Anglia bën shumë ndryshime ndaj Kosovës

Futboll

Anglia bën shumë ndryshime ndaj Kosovës

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Anglia bën shumë ndryshime ndaj Kosovës

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar tanimë një biletë për Kampionatin Evropian, Euro 2020.E në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Euro 2020, ‘Tre Luanët’ do të përballen me Kosovën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Anglezëve iu mjafton vetëm një pikë për ta ruajtur pozitën e parë në grupin A.

Trajneri Gareth Southgate pritet t’i bëjë disa ndryshime në formacion, ku do të ketë hapësira për lojtarët që nuk kanë luajtur shumë në këto kualifikuese.

Porta do t’i besohet portierit rezervë Nick Pope, derisa në mbrojtje do të jenë Trippier, Tomori, Mings e Rose.

Declan Rice do të jetë në mesfushë së bashku me Oxlade-Chamberlain e Winks, ndërsa treshja e sulmit do të jetë e frikshme me Raheem Sterling, Callum Hudson-Odoi e Tammy Abraham.John Stones, Harry Kane, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Harry Maguire, Alexander Arnold dhe portieri Pickford pritet të pushojnë në këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat