Klubi italian shkarkon trajnerin pasi ia shkatërroi ëndrrat fëmijëve kundërshtarë, i mposhti 27-0

Futboll

Klubi italian shkarkon trajnerin pasi ia shkatërroi ëndrrat fëmijëve kundërshtarë, i mposhti 27-0

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:13
Loja

Futbolli na ka dhuruar shpesh momente të jashtëzakonshme, nganjëherë edhe shumë të çuditshme.

Kush mund ta harrojë disfatën poshtëruese të Brazilit me rezultat 7-0 kundër Gjermanisë në shtëpi, në Kupën e Botës së vitit 2014.

Një tjetër së fundmi është demolimi 9-0 që Leicesteri i bëri Southamptonit në “St Mary’s” për ta barazuar rekordin e fitores më të madhe në histori të Premier Leagues.

Në aspektin e rekordeve të të gjitha kohëve, shumica e fansave sigurisht se kanë dëgjuar për fitoren 31-0 të Australisë kundër Samoas në kualifikiuesen për Kupën e Botës më 2002.

Tani, skuadra e të rinjëve nga Italia, Invictasauro rrëmbeu vëmendjen pasi mposhtin Marina Calcion me rezultat 27-0.

Skuadra humbëse po vuante nga një krizë lëndimesh dhe futi në portë një mesfushor për ndeshjen, gjë që i kushtoi shumë në fund.

Mirëpo, në vend se ta lavdëronin trajnerin, Massimiliano Riccini, klubi nga Grosseto vendosi ta shkarkojë atë pasi vendosi shembull të keq për fëmijët.

“Ne ishim të shokuar dhe shumë të penduar pasi mësuam se juniorët tanë kishin mposhtur Marina Calcion 27-0,” tha Presidenit, Paolo Brogelli.

“Si president, sinqerisht i kërkoj falje klubit Marina. Konfirmoj se drejtorët tanë vendosën, në mënyrë unanime, ta shkarkojnë trajnerin Riccini.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat