Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Anglisë – ky është ndryshimi nga Challandes

Futboll

Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Anglisë – ky është ndryshimi nga Challandes

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Bernard Challandes ka bërë të ditur formacionin e Kosovër për ndeshjen me Anglinë.

Kosova – Anglia është ndeshja e fundit e fazës së grupeve të kualifikimeve për në ‘Euro 2020’.

Takimi do të zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 18:00.

I vetmi ndryshim që ka bërë Bernard Challandes për këtë takim nga formacioni startues i ndeshjes kundër Çekisë, është inkuadrimi i Ibrahim Dresevic nga minuta e parë, në vendin e Anel Rashkajt.

Sulmi sërish do të udhëhiqet nga Atdhe Nuhiu, i mbështetur nga krahët nga Milot Rashica e Florent Hadërgjonaj.

Më poshtë keni formacionin e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat