Griezmann bën një premtim: Nëse keni besim tek unë...

Futboll

Griezmann bën një premtim: Nëse keni besim tek unë...

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:50
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka folur për situatën e tij te Barcelona në një intervistë të dhënë për Telefoot.

"Kalimi te një skuadër e re nuk është i lehtë, ashtu siç nuk është e lehtë të përshtatesh me një pozicion që nuk është i yti, por duhet të punoj dhe jam krenar për vendin ku ndodhem", ka thënë Griezmann.

"Kini besim tek unë dhe gjithçka do të shkojë siç duhet. Jam një lojtar që mendon për skuadrën, kam shënuar shumë gola në karrierë, por ky nuk është objektivi im kryesor kur futem në fushë. Unë dua të ndihmoj shokët e skuadrës që të marrin sa më shumë fitore".

"Dua të jem një lojtar i rëndësishëm për klubin, të luaj sa më shumë minuta të jetë e mundur, të shënoj gola dhe të jap asiste. Duhet të jemi gati".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat