Ronaldo me shokë festojnë, Serbia kokulur

Futboll

Ronaldo me shokë festojnë, Serbia kokulur

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:59
Ronaldo

Janë luajtur p dy ndeshjet e fundit në grupin B, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020 në futboll.

Portugalia ka mposhtur me rezultat 2:0 Luksemburgun në udhëtim, në një ndeshje aspak të lehtë për luzitanët. Ishte Bruno Fernandes i cili i dha avantazhin të tijve, teksa realizoi në minutën e 39-të, pas një pasimi shumë të mirë të marrë nga Benardo Silva. Vendasit rrezikuan disa herë portën e Portugalisë, por nuk ia dolën të gjenin golin e barazimit.

Ishte i zakonshmi Ronaldo që i vuri kapakun kualifikimit, teksa shënoi në minutën e 86’, pas  një topi të ngelur në zonë.  Me këtë fitore luzitanët ia dolën të kualifikohen, duke lënë në shtëpi Serbinë. Pikërisht këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 2:2 me Ukrainën.

Tadiq në minutën e 9’ dhe Mitroviç në minutën e 56’, ishin autorët e golave për serbët. Ndërsa për Ukrainën shënuan Jaremshuk në minutën e 33’, dhe Besiedin në minutën e 93’. Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Ukraina kualifikohet si e para e grupit me 20 pikë dhe Portugalia e dyta me 17 pikë, ndërsa Serbia e mbyll në vendin e 3-të me 14 pikë.

Grupi B

Luksemburgu-Portugalia      0:2

Serbia- Ukraina   2:2

Tabela

1. Ukraina  8       6       2       0       20

2. Portugalia       8       5       2       1       17

3. Serbia    8       4       2       2       14

4. Luksemburgu  8       1       1       6       4

5. Lituania 8       0       1       7       1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat