Shqipëria pëson humbje në stadium të ri nga kampioni i botës - Bota Sot
Shqipëria pëson humbje në stadium të ri nga kampioni i botës

Futboll

Shqipëria pëson humbje në stadium të ri nga kampioni i botës

Nga: K. Goca Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 21:07
Foto nga ndeshja

(E plotësuar) -  Shqipëria i përmbylli kualifikimet me humbje në stadiumin e ri “Air Albania” në Tiranë. Ata pësuan humbje me rezultat 2:0 nga kampioni në fuqi i botës, Franca, në kuadër të grupi H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  Në minutën e 9-të Tolisso e hapi serinë e golave e pastaj shënon edhe Griezmann në atë të 30-tën.  Në minutën e 72-të,  Giroud i vetmuar por aleat i portierit Etrit Berisha ka qenë shtylla. Franca shënon fitore me rezultat 2:0, e cila përfundon në vend të parë me 25 pikë, duke lënë pas Turqinë me 23 sosh, që të dyja kombëtaret siguruan kualifikimin për në Kampionatin Evropian. dhe Shqipëria renditet në pozitën e katërt me 13 pikë.

Shqipëria-Franca       0:2

“Air Albania” në Tiranë.

Shikues: 22.000.

Shënues: Tolisso (9’), Griezmann (30’).

Kartonat e verdhë: Hysaj.

Shqipëria: Berisha, Hysaj (Trashi 82’), Gjimshiti, Dërmaku, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani (Roshi 46’), Qose (Memushaj 46’), Manaj dhe Balaj.

Franca: Mandanda, Varane, Lenglet, Kimpembe, Dubois (Pavard 89’), Sissoko, Tolisso, Mendy (Digne 75’), Griezmann, Ben Yedder (Fekir 85’) dhe Giroud.

 

Grupi H

Shqipëria-Franca         0:2 (0:2)

Andorra-Turqia   0:2 (0:2)

Moldavia-Islanda        1:2 (0:1)

 

Tabela

1. Franca   10     8       1       1       25

2. Turqia    10     7       2       1       23

3. Islanda  10     6       1       3       19

4. Shqipëria        10     4       1       5       13

5. Andorra 10     1       1       8       4

6.  Moldavia       10     1       0       9       3

 

***

78' Jemi shumë afër përfundimit të takimit, kuqezonjtë bëjnë orvajtje por kot.

83' Franca afër tri pikë të reja dhe që e përfundojnë në kreun e tabelës në grupin H.

78' Jemi shumë afër përfundimit të takimit, kuqezonjtë bëjnë orvajtje por kot.

72' Giroud i vetmuar por aleat i portierit Etrit Berisha ka qenë shtylla dhe shpëton Shqipëria.

70' Shqipëria edhe pse po luan më mirë por nuk sulmuesit e saj nuk po ia dalin që të shënojnë.

 64' Franca, kampioni i botës, mjaft i rrezikshëm kërkon edhe golin tjetër.

52' Giroud pati mundësi të mirë por reagon për mrekulli portieri Etrit Berisha.

59' Shqipëria është më kërkuese e cila kërkon ta ngushtojë rezultatin.

46’ Fillon pjesa e dytë. Franca është në epërsi me 0:2.

Shqipëri 0-2 Francë, përfundon pjesa e parë

45' - Përfundon pjesë e parë me rezultat 0-2 për Francën.

39' - Franca afër golit të 3t me Lenglet. Gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë.

30' - Shqipëria asesi të kthjellet në mbrojtje. Griezmman shënon për 0-2.

20' - Franca po dominon ndeshjen!

13' - Atmosfera në stadium shumë e nxehtë, tifozët nuk ndalen së kënduari.

9' - Corentin Tolisso shënon për ta dërguar Francën në avantazh.

1' - Fillon ndeshja Shqipëri vs Francë në stadiumin e ri në Tiranë. 

***

Janë publikuar formacionet zyrtare për superndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri të kombëtares.

Shqipëria dhe Franca do t’i përmbyllin eliminatoret për Euro 2020 në stadiumin “Air Albania”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga “Tifozat Kuq e Zi”.

Shqipëria nuk ka më gjasa për kualifikim në europian dhe këtë ndeshje do e luajë vetëm ëpr prestigj. Megjithatë, ndeshjet kundër një kombëtare shumë të fortë, siç është kampioni në fuqi i botës, Franca, gjithmonë janë të rëndësisë të veçantë.

Këto janë formacionet të të dyja skuadrave:

Albania XI: Berisha, Lenjani, Hysaj, Veseli, Djimsiti, Bare, Gjasula, Manaj, Qose, Dermaku, Balaj

Subs: Hoxha, Strakosha, Memolla, Memushaj, Seferi, Mihaj, Uzuni, Ndoj, Ismajli, Ramadani, Roshi, Trashi

France XI: Mandanda, Dubois, Kimpembe, Varane, Lenglet, B.Mendy, Tolisso, Sissoko, Griezmann, Ben Yedder, Giroud

Subs: Areola, Maignan, Pavard, Ndombele, Lemar, Mbappe, Kante, Guendouzi, Zouma, Fekir, Digne

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat