‘Dorëzohen’ mediat në Serbi – ja çka shkruajnë për mikpritjen që iu bë anglezëve

Futboll

‘Dorëzohen’ mediat në Serbi – ja çka shkruajnë për mikpritjen që iu bë anglezëve

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 22:34
Foto

Për mikpritjen në Kosovë që iu bë ndaj mysafirëve anglezë mori vesh pothuajse tërë Evropa.

Mediet e shumta prestigjioze evropiane kanë shkruar për pritjen që Kosova ia bëri Anglisë në Prishtinë.

Mediumi serb, Telegraf.rs, ka raportuar për ndeshjen e sotme Kosovë-Angli.

Image

 

Aty shkruhet se shqiptarët i pritën në mënyrë të veçantë mysafirët anglezë që nga arritja në aeroportin e Prishtinës deri në zbarkimin në “Fadil Vokrri”.

“Para ndeshjes, shqiptarët e Kosovës bënë një pritje të veçantë për mysafirët nga Anglia, që nga momenti kur zbarkuan në Aeroportin e Prishtinës, dhe e njëjta atmosferë u përcoll në stendat e Stadiumit Fadil Vokrri”, thuhet në portalin serb.

Ajo çka shihet është që mediumi në fjalë vazhdon të mos e pranojë Republikën e Kosovës dhe vazhdimisht i referohet si “e ashtuquajtura Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat