Çitaku, tregon futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë

Futboll

Çitaku, tregon futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për kualifikimet në Euro 2020.

Çitaku, e cila sot gjendej në stadium për ta shikuar ndeshjen në të cilën Kosova u mposht 0 me 4 nga anglezët, e ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e mbrojtësit të majtë të kombëtares, Benjamin Kololli.

Ajo, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter” shfaqi gëzimin dhe pëlqimin për lojën e treguar nga Benjamin Kololli, teksa fotos së postuar të futbollistit të Zurichut, ia bashkëngjiti edhe përshkrimin: “Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”.

“Ai luajti me zemër dhe fitoi zemrën time”, ka shkruar Çitaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat