Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Francës në Air Albania Stadium. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për RTSH, ai ka thënë:
"E nisëm mirë ndeshjen, ishim të përgatitur, por ai goli i parë erdhi shpejt dhe më pas kishim vështirësi në dalje dhe në markimin e mesfushorëve të tyre. Griezmann lëvizte thuajse në të gjithë fushën dhe ishte shumë i vështirë të mërkohej".
"Në pjesën e dytë ata u tërhoqën dhe luajtën me kudnërsulme. Ne nuk arritëm ta gjenim golin, edhe pse kemi krijuar disa raste. Golat naiv të pësuar në dy ndeshjet e fundit? Nuk mendoj se ka qenë vetëm në këto dy ndeshjet e fundit. Gola të tillë i kemi pësuar edhe kundër Islandës".
"Duhet të përmirësohemi. Tani kemi mbrojtës cilësorë në ekip, që luajnë në kampionate të rëndësishme. Në ndeshjet e ardhshme do të jemi më mirë".