Bufi me komentin më epik për kualifikimet për Euro 2020

Futboll

Bufi me komentin më epik për kualifikimet për Euro 2020

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Fatmir Spahiu

Aktori i njohur Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën Bufi kur u pyet nga redaksia e emisionit Indoks për lojën e Kosovës në kualifikimet për Euro 2020, nuk e lëshoi rastin që të bëjë koment interesant, madje lirisht mund të thuhet se ka qenë komenti më “epik” për Kosovën në Euro 2020.

Bufi ka deklaruar se “për mua vetë fakti që e kemi lujtur dinjitetshëm në Podgoricë, e më pas e kemi mundur Malin e Zi brenda, e në krejt kangët tona me shahira, është diku një cërnagor i i gjatë, që na rreh neve, me veç këto dy rezultate, për mua, ky mision ka përfunduar”.

Komenti i njeriu që njihet për humorin e hollë dhe idetë interesante që shkojnë përtej artit, ishte një nga disa personalitetet e profilit të lartë që u prononcuan në episodin e radhës të Indoskit ku temë ishte kombëtarja e Kosovës në futboll.

Spahiu përndryshe njihet si tifoz i flaktë i futbollit, njeri i afërt me shumë gazetarë të sportit dhe drejtues të FFK-së dhe përkrahës i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat