Redknapp: Këto dy skuadra të mëdha do të jenë jashtë top-katërshes në Premierligë

Futboll

Redknapp: Këto dy skuadra të mëdha do të jenë jashtë top-katërshes në Premierligë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 08:40
Harry Redknapp

Harry Redknapp nuk pret që Arsenali dhe Manchester United të përfundojnë në top-katërshe të Premierligës në këtë sezon.

Arsenal dhe United humbën kualifikimet në Ligën e Kampionëve pasi u renditen në pozitën e pestë përkatësisht gjashtë në sezonin e kaluar dhe këtë edicion nuk e kanë nisur mirë.

Topçinjtë aktualisht janë në vendin e gjashtë me tetë pike më pak se City që mban pozitën e katërt, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë një pikë mbrapa, përcjell lajmi.net.

“Tottenham i ka të gjitha këto që të futen në katër vendet e para këtë vit”, i tha ai The Sun.

“E vetmja gjë në favor të tyre është që Arsenali duket kaq i dobët. Chelsea po luan shkëlqyeshëm, ata do të jenë sfidues. Leicester do të jetë në formë atje”.

“Por ju po shikoni Arsenalin – dhe Manchester United – dhe po pyesni nëse do ta arrijnë atë këtë vit. Unë mund t’i shoh të dyja ekipet që nuk do mund ta arrijnë top-katërshin nëse nuk ka ndonjë përmirësim të madh”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat