Morata i vë një synim të madh vetes

Futboll

Morata i vë një synim të madh vetes

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 12:01
Alvaro Morata

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata nuk e ka fshehur dëshirën që të jetë sulmuesi i parë i Kombëtares së Spanjës.

Në ndeshjen që iberikët e zhvilluan kundër Maltës, Morata luajti nga minuta e parë duke shënuar edhe një gol ndërsa Spanja fitoi 7-0.

Sulmuesi shpreson që të mbajë formën e mirë me Spanjën dhe Atleticon.

“Kam vetëbesim në fushë dhe do të bëj më të mirën gjatë sezonit për të qenë në Kampionatin Evropian. Nuk ka vend për të gjithë në ekip. Dua të vazhdoj në këtë mënyrë dhe të jap më të mirën për Atleticon dhe Spanjën. Nëse luaj mirë për klubin, do arrij të luaj edhe në Evropian”, deklaroi ai.

Morata këtë sezon ka shënuar 13 gola për klubin madrilenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat