Kryetari i “Dardanëve”: Djemtë e përfaqësueses kanë luftuar shumë dhe kemi shanse për t’u kualifikuar - Bota Sot
Kryetari i “Dardanëve”: Djemtë e përfaqësueses kanë luftuar shumë dhe kemi shanse për t’u kualifikuar

Futboll

Kryetari i “Dardanëve”: Djemtë e përfaqësueses kanë luftuar shumë dhe kemi shanse për t’u kualifikuar

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha në një prononcim, ka folur për Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.

Kosova dje zhvilloi ndeshjen e fundit kundër Anglisë në kuadër të grupit A për Evropianin 2020, ndeshje në të cilën u mposhtë me rezultat 0-4.

Lulzim Berisha tha se përkrahja e tifozëve ka qenë e fuqishme edhe pse ka pasur disa telashe nga disa grupe që kanë bërë fërshëllime.

Berisha: Përkrahja ka qenë e fuqishme edhe pse ka pasur disa fërshëllima

“Mendoj që ka qenë një përkrahje shumë e fuqishme, ka pasur disa telashe me fërshëllime të himnit që kanë ndodhur nga disa grupe, por në përgjithësi ka qenë shumë mirë. Mendoj që prej botërorit ku kemi përfunduar me një pikë, 11 pikë tregojnë se ku kemi arrit. Mjaftueshëm ka qenë 11 pikë, djemtë kanë luftuar pavarësisht që grupi është shumë i ri, kemi prit ma pak, por kemi arritur të përfundojmë grupin me 11 pikë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Berisha beson fuqishëm se “Dardanët” do të arrijë të kualifikohet në Evropian përmes Maqedonisë.

Berisha: Kemi shanse shumë reale për t’u kualifikuar

“Kemi qenë në të gjitha pjesët e botës kur ka luajt prej Azerbajxhanit, Ishujt Farore, Çeki dhe të gjitha pjesët e Evropës, për Maqedoni nuk po flasim se kemi një pjesë shumë të madhe të shqiptarëve. Mendoj që shansat janë shumë reale për t’u kualifikuar dhe besoj fuqishëm që kemi mu kualifiku”, përfundoi ai.

Kosova ka përfunduar aventurën e kualifikimeve në Euro 2020 në vendin e tretë me 11 pikë, derisa në mars do të ndeshet me Maqedoninë për një kualifikim të mundshëm përmes Ligës së Kombeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat