Mbappe mund ta shtyjë Neymarin drejt Barcelonës

Futboll

Mbappe mund ta shtyjë Neymarin drejt Barcelonës

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:48
Kylian Mbappe dhe Neymar

Kylian Mbappe mund të jetë arsyeja që Neymar të kthehet tek Barcelona.

Çështja Neymar është e lidhur me Kylian Mbappe, dhe krejt kjo për shkak të Fair Play Financiarë.

PSG po tenton që të mbajë të dy yjet në skuadër, por duket se kjo do të jetë e pamundur, pasi do të thyheshin rregullat e FFP.

Ney dëshiron të largohet, për arsye të ndryshme, por për arsye të tregut, ai është akoma pjesë e projektit të Katarit.

Paga e barzilianit është 30 milionë euro, njësoj sa i është ofruar Mbappes.

Mbetet të shihet nëse ky problem do të bëjë që Neymar të niset drejt Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat