Shakahoxha thotë se në një të ardhme të afërt do të kemi një Kombëtare

Futboll

Shakahoxha thotë se në një të ardhme të afërt do të kemi një Kombëtare

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 22:30
Dritan Shakohoxha

Sporti ishte pikënisja e përplasjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat më pas morën hov duke arritur deri në institucionet më të larta. Ka të shumtë që konsiderojnë se Kosova duhet ta vazhdojë rrugën e nisur, si e pavarur dhe shtet në vete, me një skuadër sa më të fortë përfaqësuese. Por, ka edhe të atillë që insistojnë në Bashkim Kombëtar dhe përfaqësim të shqiptarëve vetëm me një Kombëtare. Dritan Shakohoxha, gazetar i njour sportiv që punon në Digitalb e komenton në Supersport, është pro një Kombëtare dhe beson se në një të ardhme të afërt edhe do të ndodhë.

Në një lidhje direkte në Pressing të T7 nga Shqipëria, Dritan Shakahoxha, beson se pas disa vitesh, shqiptarët do të kenë një Kombëtare.

Ai pati vetëm fjalë pozitive për Kosovën dhe progresin që kanë bërë ndër vite ‘Dardanët’, derisa pa reshtur shprehu dëshirën për të pasur vetëm një Kombëtare.

Në krah Shakahoxhës i doli edhe politikani dhe sportdashësi, Lirak Çelaj.

“Jam shumë i lutur që kemi një shans që shqiptarët të përfaqësohen në evropianin e ardhshëm. Kjo skuadër ka bërë një fushatë shumë të bukur, emociononte. Për mendimin tim i ka dhënë besim dhe gëzim popullit të Kosovës”, u shpreh Shakahoxha.

“Dallimi Kosova – Shqipëri? Kosova e shfrytëzoi shumë mirë Ligën e Kombeve, ngriti moralin e skuadrës dhe emrin e futbollistëve. Ata që janë sot nuk ishin në fillim, si Muriqi, Rashica. Të gjithë kanë pasur progres, bashkë me Kosovën, me lojëra të mira janë rritur edhe më shumë. Sot, kjo skuadër është shumë më e mirë se në ato eliminatore me Bunjakin që po e krijonte ekipin”.

Shakahoxha, në PRESSING foli edhe për emërimin në stol të Bernard Challandes, sipas të cilit, ishte vendimi më i mirë dhe e ndryshoi skuadrën.

 “Challandes ka bërë një punë të mrekullueshme, është gjeniale që zotëri Fadil Vokrri e ka marrë Bernard Challandesin”, u shpreh Shako.

Ndër të tjera, ai e pranoi se tani për tani – Kosova qëndron më mirë se Shqipëria.

“Kosova është më mirë se Shqipëria për shkak të rritjes së progresit që kanë pasur futbollistët e Kosovës”.

Shakahoxha nuk ka asnjë dyshim, së shpejti do të jemi një Kombëtare. “Do të jemi një skuadër, edhe kur të bashkohemi do të luajmë me 11 lojtarë. Unë jam i bindur se eliminatoret e botërorit të dytë të ardhshëm, shqiptarët do të kenë një skuadër. Do të bëhemi një shtet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat