Shakohoxha: Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyrat kuq e zi

Futboll

Shakohoxha: Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyrat kuq e zi

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Dritan Shakohoxha

Komentatori Dritan Shakohoxha, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se asgjë nuk e pengon Kosovën që të ketë fanella me ngjyra kombëtare, kuq e zi.

Kjo, sipas tij, do e bënte ende më të dashur këtë ekip.

“Kosova mund të ketë një fanellë me ngjyra kuq e zi. Pse të mos ketë një fanellë të tretë përshembull me këto ngjyra”, tha Shakohoxha.

Ai shton më tej:

“Nuk është ligj që të ketë ngjyrat e flamurit edhe fanella. Shqipëria ka ngjyrat kuq e zi të flamurit por fanellat e treta i ka ngjyrat e bardha. Çka na lidh ne me ato ngjyra?”

Ai gjithashtu shprehet se duhet të mbështesim Kosovën për tu kualifikuar në “Euro 2020”.

“Të shkojmë në Shkup në mars dhe të mbushim ulëst të mposhtim Maqedoninë”, tha ai.

Ëndrra vazhdon për Kosovën pasi në mars do të luajë sërish për Kampionatin Evropian, kur në play-off të Nations League, Dardanët do të përballen me Maqedoninë.

Në rast fitoreje, në finale do të përballen me fituesin e duelit Gjeorgji–Bjellorusi. Fituesi i këtij “Play-Offi” do të shkojë në Euro “2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat