Hadërgjonaj: Faleminderit populli ynë – kemi humbur betejën, por jo luftën

Futboll

Hadërgjonaj: Faleminderit populli ynë – kemi humbur betejën, por jo luftën

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 00:20
Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj ka dërguar një mesazh falënderues për popullin e Kosovës.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është përkujdesur që të falënderoj gjithë tifozët e Kosovës.

Ai ka shkruar se është krenar për vendin nga vjen, duke thënë se kanë humbur betejën, por jo edhe luftën.

"Faleminderit populli ynë për mbështetjen e jashtëzakonshme që na keni dhënë, të gjithë jemi krenarë prej nga vijmë. Kemi dashur të bëjmë edhe më shumë, kemi humbur një betejë, por jo edhe luftën. Do të vazhdojmë të bashkuar si një familje për ta bërë ëndrrën realitet, që të kualifikohemi në Euro 2020. Jeni ju ata që na keni dhënë fuqi dhe besim për të synuar kualifikimin. FALEMINDERIT ????. #FH2", ka shkruar Hadërgjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat