Kluivert: De Ligt ndjen keqardhje pse nuk zgjodhi këtë skuadër - Bota Sot
Kluivert: De Ligt ndjen keqardhje pse nuk zgjodhi këtë skuadër

Futboll

Kluivert: De Ligt ndjen keqardhje pse nuk zgjodhi këtë skuadër

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 08:40
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt ndjenë pak keqardhje për vendimin e tij të verës për t’iu bashkuar Juventusit në vend të Barcelonës sipas drejtorit të akademisë së klubit katalan, Patric Kluivert.

20 vjeçari holandez ka qenë shumë i kërkuar në verën e fundit, pas një sezoni të mirë të kaluar te Ajax, kur arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe Juventus, i shkuan deri në fund garës për De Ligt, dhe në fund ishte ‘Zonja e Vjetër’ që fitoi shërbimet e lojtarit.

Por, është tani Patrick Kluivert që thotë se De Ligt ndjen keqardhje për vendimin e tij.

“Natyrisht se De Ligt është një mbrojtës i mirë, por në fund zgjodhi Juven”, ka deklaruar Kluivert për ‘Mundo Deportivo’.

“Mendoj se ai ndjehet pak keq, por është kështu. Ju duhet të bëni një zgjedhje në jetë, dhe nganjëherë dhe i bëni mirë, dhe ndonjëherë keq”.

“Ju duhet të mësoni nga vendimet tuaja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat