Portierit të Kosovës iu rrotullua gjuha, ja kush e shpëtuan 

Futboll

Portierit të Kosovës iu rrotullua gjuha, ja kush e shpëtuan 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 12:53
Portieri të Kosovës iu rrotullua gjuha, ja kush e shpëtuan 

Disa herë ndodhin gjëra të pazakonta në stadiumet sportive, megjithatë një rast trishtues ka ndodhur gjatë fundjavës që e lamë pas në fushën e futbollit në Prizren kur portierit të klubit të futbollit Dardania nga Qyshku, Argjent Kamajt, iu ka rrotullua gjuha!

Fatmirësisht, pas intervenimit të shpejt Argjentit iu kthye gjuha në vend dhe i shpëtoi më të keqes por që u transportuar për në spitalin e Prizrenit për t’iu dhënë ndihma. Gjendja e tij tani është e mirë.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes A&N dhe Dardanisë në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Kamaj tregon se si u ndje në ato momente kur iu rrotullua gjuha dhe cilët e ndihmuan!


“Bota sot”: Cila është gjendja juaj shëndetësore pas atij lëndimit të rëndë?
Argjent Kamaj:
Kam pas një lëndim goxha të rëndë, por tani jam më mirë, kështu që për momentin s’kam ndonjë problem.

“Bota sot”: Si iu ndodhi rrotullimi i gjuhës në çastet e fundit të ndeshjes?
Argjent Kamaj:
Ishte një rast ku unë si portier patjetër duhet që të intervenoja dhe pasi kam hequr topin sulmuesi kundërshtar ka qenë në shpejtësi, i cili me ka goditur në kokë.

“Bota sot”: A kishe ndjenja në ato momente dhe cili iu ndihmoi?
Argjent Kamaj:
Në ato moment nuk kisha vetëdije dhe me ndihmën mjekëve të klubit po ashtu edhe të të gjithë shokëve, trajnerëve, të gjithë që ishin aty, më ndihmuan. Afër meje në spital kanë qenë edhe dy persona (shikues) por nuk i njoha dhe një shok i imi Mustafë Kelmendi.

“Bota sot”: Si kaloni në klubin Dardania, cilat janë synimet?
Argjent Kamaj:
Ne si klub jemi shumë mirë, kemi harmoni, kemi pasur disa probleme në fillim të kampionatit me disa ndeshje të humbura, megjithatë synim i klubit është që t’i ikim zonës së rrezikut dhe unë personalisht mendoj që do të jemi arrë shumë e fortë për të gjitha ekipet.

“Bota sot”: Sa është vështirë të luash në ligën e dytë, a ka presione si mysafirë?
Argjent Kamaj:
Shumë e vështirë është që të luash në ligën e dytë dhe gjithmonë favorizohen ekipet vendase por të ne paguhet referimi nga klubi dhe është shumë e rëndë me përballuar klubet e ligës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat