Ronaldo mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, kjo është arsyeja - Bota Sot
Ronaldo mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, kjo është arsyeja

Futboll

Ronaldo mund të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, kjo është arsyeja

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:46
Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Torino në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, portugezi pritet të largohet nëse klubi dështon ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ronaldo nuk është në formë të mirë te gjiganti italian dhe kjo ka bërë të këtë pakënaqësi.

“Zonja e Vjetër” dëshiron ta transferojë në klub mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Për të blerë të dy francezët duhet të paguhet një vlerë me e madhe se 300 milionë euro.

Dhe kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të shitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat