Kjo është oferta e re e Bayernit për Sane

Futboll

Kjo është oferta e re e Bayernit për Sane

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:21
Leroy Sane

Bayern Munich është gati të ofrojë sulmuesin Kingsley Coman për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sipas mediave gjermane, “bavarezët” dëshirojnë ta transferojnë gjermanin në afatin e janarit ose në fund të sezonit.

Negociata do të fillojnë brena një kohe të shkurtër, pasi trajnerit Pep Guardiola, i pëlqen shumë lojtari.

Javën e kaluar drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ishte në Angli për të biseduar për Sane.

Ka spekulime që Sane do të kushtojë rreth 100 milionë euro dhe kjo vlerë e madhe do të zvogëlohet nëse përfshihet Coman.

Sane është duke u shëruar nga një lëndim në gju që ka pësuar në gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat