Statistikat tregojnë gjithçka – Rrahmani lojtari me më së shumti duele të fituar në ajër

Futboll

Statistikat tregojnë gjithçka – Rrahmani lojtari me më së shumti duele të fituar në ajër

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:45
Amir Rrahmani

Statistikat e ndryshme po dëshmojnë se Amir Rrahmani po kalon momente të jashtëzakonshme në Serie A.

Mbrojtësi i Kosovës verën e kaluar nga Dinamo e Zagrebit kaloi në Serie A te Hellas Verona.

Rrahmani së bashku me Marash Kumbullan, kanë krijuar një dyshe fantastike në fazën e mbrojtjes, e cila është ndër më të mirat në Serie A.

Një statistikë e zbuluar së fundi, tregon se Amir Rrahmani është lojtari që ka fituar më së shumti duelet në ajër.

Kapiteni i Kosovës ka lënë pas tij gjithë ata mbrojtës që janë emra të njohur në botën e futbollit.

Lojtarët që kanë fituar më së shumti duele në ajër mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat