Mbrojtësi i Kombëtares drejt Serie A, Bologna dhe Atalanta në garë për të!

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares drejt Serie A, Bologna dhe Atalanta në garë për të!

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një ndër lojtarët më të spikatur në Kombëtaren tonë është padyshim Ardian Ismajli, me këtë të fundit që po jep paraqitje të mira edhe me klubin ku aktivizohet, Hajdukun e Splitit.

Për këtë arsye, te drejtuesit e Hajduk kanë ardhur interesimet e para për sa i përket shërbimeve të Ismajlit. Bëhet fjalë për dy ekipe, ku siç raportohet në mediat kroate, Bologna dhe Atalanta janë në garë për të siguruar mbrojtësin kuqezi.

Kontrata e 23-vjeçarit me Hajdukun përfundon në vitin 2022. Nëse kalimi i tij në Serie A finalizohet, atëherë Ismajli do t’i bashkohej kolonisë së mbrojtësve kuqezi që luajnë në Itali. Hysaj, Dermaku, Gjimshiti, Kumbulla apo Veseli, janë vetëm disa nga emrat e lojtarëve të Kombëtares që luajnë në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat