Reja po mbyll eksperiencën shqiptare

Futboll

Reja po mbyll eksperiencën shqiptare

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:55
Reja po mbyll eksperiencën shqiptare

Shqipëria i mbylli me humbje eliminatoret e vlefshme për Kampionatin Evropian “Euro” 2020.

Së fundmi vjen lajmi i bujshëm nga Italia ku thuhet se Edoardo Reja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare.

Prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport shkruan: “Divorc i pashmangshëm i Edi Rejës me FSHF-në”, duke arsyetuar se tekniku italian nuk arriti objektivat me kuqezinjtë.

“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese atë kundër Francës”, shkruan media italiane.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme presidenti i FSHF-së, Armand Duka deklaroi se “Ka ardhur koha për një trajner shqiptar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat