Deulofeu dëshiron rikthimin në Milan, kjo është aryseja

Futboll

Deulofeu dëshiron rikthimin në Milan, kjo është aryseja

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:31
Gerard Deulofeu

Mbrojtësi i Watford, Gerard Deulofeu dëshiron të rikthehet në AC Milan gjatë afatit dimëror.

Spanjolli nuk është duka kaluar formë të mirë me Watfordin në Premier Ligë dhe dëshira e tij është rikthimi në “San Siro”.

Deulofeu ka luajtur si huazim te Milani gjatë sezonit 2017-18, sezon në të cilin ka pasur 17 paraqitje dhe ka arritur të shënojë katër gola.

Nga ana tjetër as “rosonerët” nuk janë në formën e pritur pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore.

Gjithashtu “kuq e zinjtë” janë në vendin e 14-të në tabelë me vetëm 13 pikë të tubuara në 12 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat