Dyshja nga Kosova shënon 11 gola për Zvicrën

Futboll

Dyshja nga Kosova shënon 11 gola për Zvicrën

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:35
Dyshja nga Kosova shënon 11 gola për Zvicrën

Kombëtarja e Zvicrës U-19 e ka shkatërruar Kombëtaren e Gjibraltarit U-19 me rezultatin 16:1.  Në takimin kualifikuese, shkëlqyen dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, të cilët arritën të shënonin gjithsej së bashku 11 gola.

Sulmuesi, Lorent Tolaj, ishte pafalshëm para portës kundërshtare duke shënuar plotë 8 gola në këtë takim.

Total, shënoi nga katër gola çdo 45 minuta, ndërsa me tre gola kontribuoi edhe lojtari tjetër nga Kosova, Orges Bunjaku.

Kurse, me tre gola prezencën e konfirmoi edhe Orges Bunjaku. Pas tri xhirove në grupin e 10-të Zvicra renditet në vend të dytë me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat