Ancelotti braktis Napolin, merr drejtimin e klubit anglez

Futboll

Ancelotti braktis Napolin, merr drejtimin e klubit anglez

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:39
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, nuk po kalon momente të mira tek ekipi italian. Ai nuk po arrin të ruajë balancat e prishura me drejtuesit e klubit dhe lojtarët. Presidenti vendos gjoba për lojtarët, Ancelotti mbron këta të fundit, por ka dhe përplasje me senatorët. 

Krisja mes tij dhe Insignes është e thellë. Nisur nga një situatë e tillë, ekipi që do të përfitojë është Tottenham. "Spursat" mund të ndajnë rrugët me Mauricio Pochettinon, pasi ky sezon nuk ka shkuar mirë. emri që kryeson listën për të marrë drejtimin e klubit londinez është Jose Mourinho, por së fundmi ka dalë në skenë dhe "Don" Carlo. 

Ancelotti ka drejtuar më herët Chelsean në Premier League dhe njeh gjuhën dhe mentalitetin e këtij kampionati. Eksperienca e tij e madhe është plus i madh, pa harruar karakterin miqësor. Kontrata i skadon në vitin 2021 me Napolin, por marrëveshja për t'u larguar mund të arrihet me skuadrën italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat