Ademi e Challandes në Shkup, gati për misionin ”anti-Maqedoni e Veriut”

Futboll

Ademi e Challandes në Shkup, gati për misionin ”anti-Maqedoni e Veriut”

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:55
Bernard Challande

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të përzgjedhësit Bernard Challandes, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajnerit Muharrem Sahiti dhe menaxherit, Bajram Shala po qëndrojnë në Shkup, ku do të ndjekin nga afër ndeshjen e sotme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit.

Duke pasur parasysh që Kosova nuk arriti të kualifikohet direkt në Evropian nëpërmjet ciklit të rregullt kualifikues, tashmë e gjithë vëmendja dhe puna do të përqendrohet në përballjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në muajin mars, me qëllim që të shfrytëzohet opsioni tjetër për kualifikim nëpërmjet “play-off”-it të Ligës së Kombeve.

Dhe pikërisht vizita e sotme në Shkup realizohet në kuadër të studimit të lojës së kundërshtarit, ashtu siç paralajmëroi Challandes pas ndeshjes me Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat