Low befason gjermanët, zbulon ekipet favorite për Euro 2020

Futboll

Low befason gjermanët, zbulon ekipet favorite për Euro 2020

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:44
Joachim Low

Gjermania do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Euro 2020, por pjesëmarrja në komepticionin e verës së ardhshme është siguruar më parë.

Gjithsesi, trajneri Joachim Low, ka dashur të saktësojë disa gjëra në lidhje me skuadrën e tij dhe me rivalët. "Besoj se mund të jemi të kënaqur këtë vit", ka thënë ai.

"Por ka kombëtare të tjera që janë para nesh: Anglia, Spanja, Franca, Italia dhe Belgjika. Këto përfaqësuese kanë qenë të detyruara të ndryshojnë në të kaluarën, sepse, siç ka ndodhur edhe me Anglinë, janë eliminuar para kohe në turnetë e fundit".

"Këto ekipe kanë lojtarë që luajnë bashkë prej tre ose katër vitesh, si Belgjika. Ne do të japim maksimumin në Europian, por nuk jemi mes favoritëve", ka përfunduar Low.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat