Tottenham shkarkon Pochettino-n

Futboll

Tottenham shkarkon Pochettino-n

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 21:09
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Tottenham.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet me teknikun argjentinas pas rezultateve zhgënjyese të marra nga skuadra në këtë fillim të sezonit.

Gjithçka ka shkuar keq për Spurs pas finales së Champions League të arritur sezonin e kaluar. Aktualisht, skuadra londineze mban vendin e 14-të në renditjen e Premier League.

Zëvendësuesit e mundshëm të Pochettino mund të jenë Jose Mourinho ose Massimiliano Allegri.

Lajmi është konfirmuar nga një komunikatë për shtyp e klubit, në të cilën presidenti Daniel Levy ka thënë:

"Ka qenë një zgjedhje shumë e vështirë për ne, por rezultatet e marra në fundin e sezonit të kaluar dhe fillimin e sezonit aktual kanë qenë shumë zhgënjyes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat