Zeqiri që la pa fjalë Francën

Futboll

Zeqiri që la pa fjalë Francën

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:38
Zeqiri që tronditi Francën

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri, bëri paraqitje fantastike në fanellën e kombëtares së Zvicrës U-21 dhe realizoi dy gola për fitoren e madhe me rezultat 3:1  ndaj Francës U-21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21.  

Zeqiri është më i vlerësuari dhe më i merituari për fitoren e madhe, që i hap rrugën e kualifikimit direkt.

Zeqiri realizoi në minutën e 45+1 dhe në atë të 53-tën.  Zeqiri la pa fjalë Francën.

Zvicra është në grupin 2 dhe prinë me 12 pikë, ka tri më shumë se Franca në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat