A do ta ketë mbështetjen Mourinho?

Futboll

A do ta ketë mbështetjen Mourinho?

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 12:03
A do ta ketë mbështetjen Mourinho?

Legjenda e Tottenham, Chris Waddle beson që trajneri Jose Mourinho, do të këtë mbështetje të madhe.

Mourinho është emëruar si trajneri i ri në stolin e Tottenham, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua dje për shkak të rezultateve të dobëta.

Waddle beson se shkarkimi i teknikut argjentinas ishte i duhuri për shkak se Spurs nuk mund të qëndrojnë në vendin e 10-të ose 14-të në tabelë.

“Kjo ka bërë shok në futboll dhe është biznes i vërtetë. Mendoj që gabimi është të mos largojnë Christian Eriksen, Toby Alferweireld dhe Jan Vertonghen të cilëve ju ka përfunduar kontrata. Pochettino ka bërë një punë të mrekullueshme, stadiumi është i madh dhe ka mbajtur në klub lojtarët që dëshironin të largohen.

Tottenham nuk mund të qëndrojë në vendin e 14-të në Premier Ligë. Ishin në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe për disa vite rresht ka qenë në top katër të Premier Ligës. Nëse përfundojnë në vendin e 10-të nuk do t’i paguajë rrogat e lojtarëve”, deklaroi ai.

Spurs janë në vendin e 14-të në tabelë me 14 pikë, 20 me pak se Liverpool që ende nuk ka pësuar humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat