Lëndohet në palestër!

Futboll

Lëndohet në palestër!

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:27
Lëndohet në palestër!

Mund të tingëllojë si diçka e çuditshme por është e vërtetë.

Rey Manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare i cili luajti titullar në sfidat ndaj Andorrës dhe Francës, duke shënuar edhe një gol nuk ka marrë pjesë në stërvitje me klubin e tij në Spanjë Albacete, pasi duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat iberike ka pësuar një lëndim në palestër, pak minuta para se të fillonte stërvitja në fushë.

Lëndimin Manaj e ka pësuar në këmbën e djathtë në të cilën ndjen dhimbje, në fakt lojtari edhe në fund të sfidës ndaj Francës pati probleme, por ky lëndim në palestër duket vërtet i pabesueshëm. Nëse me kombëtaren 3 muajt e fundit kanë qenë vërtetë fantastik për Manajn nuk mund të thuhet e njëjta gjë në klubin e tij Albacete me të cilët, sulmuesi lushnjar ka kontratë deri në vitin 2024.

Disa javë më parë ai u la jashtë nga trajneri Ramis për çështje disiplinore. Në këtë sezon Manaj është aktivizuar në 7 ndeshje duke shënuar dhe 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat