EURO 2020, Mancini: Këto janë dy skuadrat që do të doja t'i shmangia

Futboll

EURO 2020, Mancini: Këto janë dy skuadrat që do të doja t'i shmangia

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 20:25
Roberto Mancini

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka folur gjatë evenimentit Social Football Summit, që po zhvillohet në Romë.

ITALIA - "Një vit më parë ka qenë e vështirë. Situata ishte shumë e trishtueshme pasi mbetëm jashtë Botërorit. Gjëja e rëndësishme ka qenë të ndryshonim sa më shumë të ishte  mundur, t'u jepnim besim lojtarëve që nuk luanin shumë ndeshje në Serinë A", ka thënë Mancio.

"Kemi patur guxim në kërkimin e lojtarëve teknikë. Merita ime është që kam bashkëpunëtorë që vijnë nga ekipet e moshave dhe që i njihnin të rinjtë. Unë kam patur guxim me Zaniolo-n, me Scamacca-n, i cili nuk gjen shumë hapësira në Serinë B, me Kean dhe Tonali-n".  

FITORET - "Nuk besoj se ka qenë një rastësi që i kemi fituar të gjitha ndeshjes, por gjëja e rëndësishme është që kemi fituar një mentalitet fitues dhe që luajmë mirë. Grumbullimet e kombëtares? Nuk kërkoj të tjerë, përndryshe do të përmirësohemi shumë".

"Është krijuar një atmosferë fantastike, nuk është e lehtë kur ke kaq shumë lojtarë nga skuadra të ndryshme. Askush nuk do të shkojë në shtëpi. Në kohën tonë, kërkonim të ktheheshim në shtëpi nëse nuk luanim".

SHORTI - "Për 54-vjetorin tim uroj që të shmangim Francën dhe Portugalinë. Të them të drejtën, nuk shqetësohem, edhe pse luajmë në Olimpico".

ORGANIKA - "Një ose dy lojtarë mund të jenë në balotazh, por grupi është i formuar tashmë. Më vjen keq për ata që nuk do të jenë. Do ta meritonin, por nuk mund t'i grumbulloj të gjithë".

BALOTELLI - "Mungojnë akoma edhe gjashtë muaj...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat