Ishte pranë lamtumirës, rinovon me Juventus deri në 2022

Futboll

Ishte pranë lamtumirës, rinovon me Juventus deri në 2022

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:08
Juan Cuadrado

Pas nënshkrimit me Leonardo Bonuçi, tashmë Juventus është gati të rinovojë edhe kontratën me Juan Cuadrado.

Kolumbiani që ishte shumë pranë largimit, pas lamtumirës së trajnerit Massimiliano Allegri, diti si të rifitonte hapësirën dhe vendin e tij me trajnerin aktual të bardhezinjve, Maurizio Sarri.

Me Sarrin që vlerëson cilësitë teknike dhe ato taktike të Cuadrados, klubi ka nxituar të çelë një tratativë të re me futbollistin, me marrëveshjen mes palëve që sikurse mësohet nga mediat italiane është arritur tashmë.

Cuadrado pritet të nënshkruajë zyrtarisht rinovimin e kontratës deri më 2022, me opsion deri në 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat