Igli Tare e do Vedat Muriqin, por oferta e Lazios konsiderohet e ulët

Futboll

Igli Tare e do Vedat Muriqin, por oferta e Lazios konsiderohet e ulët

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:16
Igli Tare dhe Vedat Muriqi

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.

Shtatë gola në njëmbëdhjetë ndeshje në Superligën turke dhe emri i tij ka përfunduar në listat e shumë klubeve të njohura.

Calciomercato.com, raporton se për Vedat Muriqin ka interesim nga Lazio.

Në fillim të sezonit, sulmuesi i Kosovës, po e shijon aventurën me Fenerbahcen, duke shënuar gola dhe duke dhënë shfaqje të mira.

Shumë klube kanë trokitur në derën e klubit turk muajt e fundit, përfshirë edhe Tottenham e Atletico Madrid.

Ekipi turk nuk ka nevojë të fitojë para dhe vështirë se do të privohet nga sulmuesi i tij në janar.

Por Lazio do të donte ta digjte konkurrencën, duke ofruar 8 milionë euro, apo dyfishi i asaj që ishte paguar nga Fenerbahce.

Klubi i tij në media kishte thënë se çmimi i lojtarit fillon nga 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat