Raporti mjekësor i Juventusit, të rejat mbi Alex Sandro dhe CR7

Futboll

Raporti mjekësor i Juventusit, të rejat mbi Alex Sandro dhe CR7

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:50
Ronaldo

Pas seancës stërvitore të së premtes, një raport zyrtar ka mbërritur nga Juventusi ku në fokus ka qenë gjendja mjekësore e disa prej yjeve të ekipit.

Disa lojtarë po vuajnë dëmtime në skuadrën bardhezi, megjithëse ka edhe disa lajme pozitive.

Sipas raportit, Pjanic është stërvitur pjesërisht me grupin. Rabiot vazhdon të kryejë një stërvitje individuale për shkak të një lodhjeje muskulore.

Ndërkohë edhe Ronaldo ka bërë stërvitje individuale pas dy ndeshjeve me Portugalinë.

Në fund, Alex Sandro është testuar ditën e mërkurë dhe ka treguar përmirësime të mëdha, megjithatë, gjendja e tij do të vlerësohet nga dita në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat