Kjo është oferta e Juventusit për Zaniolo

Futboll

Kjo është oferta e Juventusit për Zaniolo

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 23:01
Nicolas Zaniolo

Juventus po studion mundësinë e transferimit të Nicolas Zaniolo nga Roma.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, vazhdon të vëzhgojë mesfushorin e Romës, Nicolas Zaniolo.

Juventus janë të gatshëm t’i ofrojnë 35 deri në 40 milionë euro për 20 vjeçarin italian.

Roma nuk duken të interesuar të heqin dorë nga Zaniolo, pasi duke parë rritjen e shpejtë të futbollistit, në të ardhmen e afërt planifikojnë të fitojnë një shumë më të madhe të parave.

Zaniolo te Roma është transferuar verën e vitit 2018, duke u përfshirë në marrëveshjen që Inter e arriti me kryeqytetasit për transferimin e Radja Nainggolan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat