Gotze planifikon largimin, nëse konfirmohet trajneri Favre

Futboll

Gotze planifikon largimin, nëse konfirmohet trajneri Favre

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 00:53
Mario Gotze

Mario Gotze do të largohet nga Borussia Dortmund në përfundim të këtij sezoni. Kështu shkruajnë mediat gjermane, sipas të cilave vendimi i sulmuesit lidhet me qëndrimin e Lucien Favre në stolin e klubit verdhezi.

Në rast se tekniku zviceran do të drejtojë Klubin nga ‘Signal Iduna Park’ edhe sezonin e ardhshëm, atëherë 27-vjeçari do të përpiqet që të gjejë një tjetër klub.

Gotze ka luajtur në 11 takime këtë sezon me Dortmund, por vetëm në një prej tyre i ka plotësuar 90 minuta, duke qenë vazhdimisht në rolin e zëvendësuesit. Pikërisht minutat e pakta në formacion janë edhe arsyeja që ish-sulmuesi i Bayern Munchen ka marrë një vendim për t’u larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat