Batatina: Nuk kemi nevojë as për Koreticën as për Bërnicën

Futboll

Batatina: Nuk kemi nevojë as për Koreticën as për Bërnicën

Nga: K. G. Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:41
Batatina: Nuk kemi nevojë as për Koreticën as për Bërnicën

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka thënë se nuk kanë nevojë për shumë polemika në lidhje për stadiumin e ri nacional që ende nuk ka filluar të ndërtohet. 

“Nuk kemi nevojë për shumë polemika dhe grindje mes vete për çështjen e stadiumit kombëtar të Kosovës.

Nëse bëhemi realistë duhet ta dimë se shumë njerëz kanë kontribuar për futbollin kosovar e të gjithë duhet të respektohen por një njeri ka meritat më të mëdha për avancimin e futbollit dhe këtë çdo njeri prej nesh e din andaj ne kemi kulturën tonë dhe atë çka ne posedojmë si shtet gjë që kemi dëshmuar në ndeshjen me Anglinë dhe kjo tregon pasqyrën reale se ku duhet të ndërtohet stadiumi kombëtar aty ku gjithmonë është luajtur dhe brohoritur për shtetin tonë, aty ku djemtë tanë po na bëjnë krenar të cilët nga lartë po i shikon edhe Legjenda jonë i pa vdekshmi Fadil Vokrri që bëri histori po në këtë stadium.

Për këtë arsye nuk kemi nevojë as për Koreticën as për Bërnicën por ta zgjerojmë stadiumin tonë kombëtar ‘Fadil Vokrri’

Në çdo shtet stadiumi kombëtar është në Kryeqytete dhe qytete të ndryshme ndërsa ne e kemi stadiumin dhe na duhet vetëm ta zgjerojmë dhe me mjetet tjera edhe Llapi, Drenica, Gjakova dhe qytetet tjera t'i ndërtojnë stadiumet e nivelit të katërt për ndeshje ndërkombëtare me nga 12,000 ulëse.

Edhe e zhvillojmë futbollin dhe nuk kemi anime se ku u ndërtua apo ku po ndërtohet!”, shkruan Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat