Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:57
Masimo Morati

Masimo Morati shiti në vitin 2013 shiti rreth 70% të aksioneve të Interit, te biznesmeni indonezian Erik Tohir. Ndërsa në vitin 2016, ai i shiti të gjitha aksionet e zikaltërve, duke u larguar kështu përfundimisht.

Megjithatë 74-vjeçari ka tentuar të marrë në pronësinë e tij, një ekip tjetër italian. Në vitin 2018, ish-presidenti i Interit ishte përpjekur të blejë Rexhinën, e cila tashmë militon në Serinë C.

Në fund të vitit, klubi italian ishte në probleme shumë të mëdha, dhe nuk kishte asnjë president në krye. Morati kishte nisur kontaktet me këtë klub, dhe kishte kërkuar kohë deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj kohe, ishte Luka Gallo që nisi menjëherë bisedimet me këtë klub, dhe e mori ai në pronësinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat