Kur Bielsa të "hyn në gjak", ja tatuazhi i çmendur i një fansi të Leeds

Futboll

Kur Bielsa të "hyn në gjak", ja tatuazhi i çmendur i një fansi të Leeds

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 12:57
Tatuazhi

Marcelo Bielsa po e drejton në sezonin e dytë Leeds, duke luftuar për t’u ngjitur në Premier League. “El Loco” po ecën shkëlqyeshëm: vendi i dytë, vetëm 2 pikë pas udhëheqësve të West Bromwich Albion.

Ky mund të jetë viti i duhur për rikthimin në elitë. Tifozët shpresojnë të gjithë, duke filluar nga më të thekurit…

Siç raportohet nga “The Sun”, Hayden Kershaw fluturoi në kryeqytetin hollandez me të dashurën e tij, Claire. 27-vjeçari përfundoi në duart e artistit të famshëm Auke, i cili i bëri një tatuazh, që vështirë se mund të përsëritet për trajnerin argjentinas. 

Hayden e kishte rezervuar gjashtë muaj më parë këtë tatuazh dhe e përfundoi pas 10 orësh në studion e Auke. Në fund pagoi 1000 euro. Hayden e ka mbështetur Leeds që kur ishte pesë vjeç.

Ai vendosi ta bëjë Bielsa tatuazh në këmbë si mirënjohje për trajnerin argjentinas, i cili e transformoi plotësisht ekipin e tij të zemrës: “Me Marcelo po përjetojmë sezonet më të mira ndonjëherë. Bielsa ka transmetuar krenari dhe pasion në qytet. Falë tij, nuk jemi më një ekip i dorës së dytë në renditjen e kampionatit. Sot mund të luftojmë për Premier League”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat