Xhaka për situatën te Arsenal: Nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua

Futboll

Xhaka për situatën te Arsenal: Nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 14:50
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka bërë thirje për bisedime me Arsenalin në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Janë bërë gati një muaj nga zënka mes Granit Xhakës dhe tifozëve të Arsenalit.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës nuk mundi të duronte vërshëllimat e tifozëve të Arsenal në sfidën kundër Crystal Palace teksa po zëvendësohej, duke iu drejtuar atyre me një gjuhë jo të këndshme, e për t’u larguar menjëherë drejt zhveshtores.

“Unë kam ide të qartë se si duhet të jenë gjërat, dhe Arsenal e di këtë shumë mirë”, ka deklaruar Xhaka për SRF.

“Megjithëse kam akoma kontratë me ta, do të jem i lumtur të kthehem në klub, kështu që ne mund të zgjidhim përfundimisht çështjet”.

“Me siguri do të ketë një zgjidhje, nuk mund ta pranoj atë që ka ndodhur me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat