Kosova e mbajti një primat...

Futboll

Kosova e mbajti një primat...

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Kosova e mbajti një primat...

Kosova nuk arriti të kualifikohej në Euro 2020, por “Dardanët” mund të mburren së paku me një primat që e kishin gjatë fazës eliminatore. Verdhekaltrit e kishin në përgjithësi ekipin më të ri në kualifikimet e Evropianit

“Dardanët” së paku mund të mburren me faktin se në kualifikimet e para dhe historike të Kampionatit Evropian e mbajtën një primat.

Në fakt, Verdhekaltrit ishin ekipi më i ri i këtyre kualifikimeve duke prirë për nga mosha më e re në 4 ndeshje nga Top 10 ekipet startuese më të reja në fazën eliminatore.

Në ndeshjen me Bullgarinë, mosha mesatare e ekipit të Bernard Challandes ishte 23.7 vjeçare.

Pastaj, në duel me Malin e Zi, mosha e lojtarëve startues të ekipit të Kosovës ishte 23.9 vjeçare, shkruan sajti i specializuar i futbollit, për vlerën e lojtarëve, klubeve dhe për statistika të ndryshme, “Transfermarkt”.

Në duel me Republikën Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri”, mesatarja e moshës së “Dardanëve” që luajtën nga minuta e parë ishte 24.0 vjeçare.

Kurse, në duel me Anglinë në ndeshjen e zhvilluar në Southampton, mosha mesatare e futbollistëve tanë ishte 24.1 vjeçare.

Në mesin e Top 10 ekipeve më të reja të Evropianit futet edhe Anglia, me tri ndeshje, ndërsa aty gjendet edhe Luksemburgu me dy dhe Turqia me një.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat